Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kupa e Italisë: Asllani luan 20 minutat e fundit në fitoren e Torinos, Ismajli shënon me “dorë”
25 Shtator 2025 23:07 Telesport Janë luajtur dy takimet e radhës për raundin e 1/16-ve në Kupën e Italisë. Genoa mposhti pa shumë probleme 3-1 Empoli-n. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Genoa e drejtuar nga Patrick Vieira përmbysi shifrat brenda pjesës së parë dhe vulosi fitoren në minutën e 83-të me golin e shënuar nga Ekhator. Torino fitoi 1-0 ndaj Pisa dhe siguron biletën për në raundin tjetër. Casadei shënoi me kokë pas 9 minutash lojë, pas krosimit nga goditja e këndit. Kristjan Asllani u aktivizua vetëm në 20 minuat e fundit, Ardian Ismajli titullar i padiskutueshëm. Në fillim të pjesës së dytë, Ismajli gjeti golin por u anullua për prekeje topi me dorë. Për 30 minutat e fundit, Pisa luajti me 10...