Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Rrugën e Portit/ Automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës, ja detajet e para
Një aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”, ku një automjet tip Benz, ka përplasur këmbësorin, banues në Durrës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se drejtuesi me iniciale M. P., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin I. D., 71 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.