Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bota e futbollit në zi/ Ndërron jetë sulmuesi i njohur, pësoi dëmtim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes
Bota e futbollit është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri anglez Billy Vigar, i cili humbi jetën në moshën 21-vjeçare pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në Angli. Ish-sulmuesi i akademisë së Arsenalit u përplas me një mur betoni gjatë përpjekjes për të mbajtur topin në lojë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin e Wingate & Finchley, në kuadër të Isthmian League Premier Division. Si pasojë e goditjes së fortë, Vigar u dërgua urgjent në spital dhe u vendos në koma të induktuar. Familja e tij konfirmoi lajmin e trishtë: “Pas një dëmtimi të rëndë në tru, Billy u vendos në koma të induktuar. Të martën iu nënshtrua një operacioni për të...