Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin

Starton sezoni i ri, Butrinti udhëton drejt Ballshit, Delvina pret Devollin

  Futbolli rikthehet këtë fundjavë në jug të Shqipërisë me emocionet e para të sezonit të ri në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Të dielën, më 28 shtator 2025, dy skuadrat e rajonit tonë, Butrinti i Sarandës dhe Delvina, do të zbresin në fushë për të nisur sezonin e ri.     Butrinti nis sezonin në transfertë   Skuadra sarandiote e Butrintit do të përballet në transfertë me Bylis B në Ballsh. Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 dhe shihet si një sfidë delikate për djemtë e drejtuar nga stafi teknik i Butrintit, të cilët synojnë që të marrin rezultat pozitiv që në start.Butrinti, që këtë vit vjen me ambicie të qarta për t’u ngjitur në një kategori më lart, do të kërkojë që...