Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ballkani fiton derbin ndaj Dritës, Dukagjini e Malisheva fitojnë me përmbysje, Drenica befason edhe Gjilanin
Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së gjashtë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 2:0, në stadiumin e qytetit në Suharekë. Skuadra portokallezi vazhdon të jetë ndër pretendentet kryesore për titull, ndërkohë që Drita mbetet në krizë rezultatesh në këtë fillimedicioni. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 39-të me golin e Walid Hamidit, i cili përfitoi nga një tollovi në zonën e Dritës për të dërguar topin në rrjetë. Drita e barazoi përkohësisht rezultatin me Arb Manajn, por pas rishikimit në VAR, goli u anulua për shkak të faullit ndaj një mbrojtësi gjatë aksionit. Në minutën e 86-të, kapiteni i Dritës, Besnik Krasniqi, në tentim për të larguar topin, shënoi në...