Arteta kërkon dy yjet e La Ligës për merkaton e janarit, për të fituar titullin këtë sezon

Arteta kërkon dy yjet e La Ligës për merkaton e janarit, për të fituar titullin këtë sezon

25 Shtator 2025 20:08 Telesport Edhe pse Liverpool duket i pandalshëm këtë sezon dhe pas pesë javëve të para kryeson me 5 pikë diferencë nga Arsenal, “Topçinjtë” nuk kanë aspak ndërmend të dorëzohen dhe duan të rivalizojhnë të kuqtë për titullin deri në fund. Për ta bërë të mundur këtë gjë, Mikel Arteta ka kërkuar dy përforcime gjatë merkatos së janarit: Lucien Agoume nga Sevilla dhe Takefusa Kubo nga Real Sociedad. Mesfushori francez ka bërë paraqtije fantastike me Sevilla-n, duke zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe Arsenalit. Sevilla kërkon 35-40 milionë euro për të lënë të lirë 23-vjeçarin. Takefusa Kubo, anësori i djathtë i Real Sociedad është po ashtu një tjetër objektiv i “Topçinjve” për merkaton e janarit. Arsenal është gati...