Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për vonesat në punën e Parlamentit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe kërkon që Komisionet Parlamentare të nisin urgjentisht funksionimin e tyre normal. Deputeti thekson se janë shtyrë shumë në kohë detyrimet ligjore që lidhen me raportimin dhe analizimin e punës së disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Ai përmend konkretisht Bankën e Shqipërisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetin e Konkurrencës, të cilat sipas tij duhet të raportojnë për punën e vitit 2024 dhe për përmbushjen e detyrave të lëna nga Kuvendi. Postimi i Erion Braçes: ‘Parlamenti duhet të fillojë punë më në fund! Komisionet të nisin punën. Komisioni për Ekonominë, Financat e Punësimin, ka një mal me detyrime ligjore që duhet të përmbushen tani. Është shumë vonë!...