Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Anëtarët e UEFA-s pro përjashtimit të Izraelit”/ The Times: Vendimi javën e ardhshme
Sipas ‘The Times’, UEFA po shqyrton pezullimin e Izraelit nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit dhe një vendim “pritet javën e ardhshme, me shumicën e anëtarëve në favor”, sipas gazetës britanike. Një vendim i tillë ‘do t’i mbyllte derën e Kupës së Botës 2026’ Izraelit dhe do të rezultonte në përjashtimin e Maccabi Tel Aviv nga Europa League. Ministri izraelit i Sportit, Miki Zohar, u tha mediave izraelite se ai po “punonte me kryeministrin Benjamin Netanyahu për të parandaluar këtë veprim”. Të martën Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u takua për të marrë një vendim në lidhje me këtë temë, teksa ‘The Times’ thotë se anëtarët janë ‘pro përjashtimit’. Katari, një sponsor i madh i UEFA-s po nxit një vendim drastik në lidhje me Izraelin. Nga ana tjetër, Izraeli mund të mbështetet në mbështetjen politike të Gjermanisë dhe Hungarisë, dy...