“Do të kërkoj Ramën si dëshmitar”/ Shtyhet seanca paraprake për Metën, në gjyq paraqitet vetëm Kryemadhi

“Do të kërkoj Ramën si dëshmitar”/ Shtyhet seanca paraprake për Metën, në gjyq paraqitet vetëm Kryemadhi

Seanca paraprake në GJKKO në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta u shty për në datë 9 tetor. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Ky i fundit, për shkak të problemeve shëndetësore, kishte dërguar në sekretarinë e Gjykatës një kërkesë për shtyrje të seancës paraprake. Në sallën e GJKKO ishte e pranishme vetëm Monika Kryemadhi, e cila pas shtyrjes së seancës hodhi akuza ndaj Altin Dumanit dhe SPAK. Kryemadhi akuzoi SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë në letërprositë që u kanë kërkuar. “Janë dy letër porosi, njëra që është çuar në Angli dhe një tjetër në Amerikë, por do t’iu bëj me dije më vonë, jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy shtete i...