Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Projektet me PPP nën lupën e analizës, Ministria e Financave miraton kritere të reja
Çdo projekt që propozohet përmes modelit me partneritet Publik Privat (PPP) do të duhet të shoqërohet me studim fizibiliteti sipas kritereve të reja të miratuara nga Ministria e Financave.Sipas udhëzimit projektet do të duhet të kalojë një analizë të detajuar cilësore dhe sasiore për të justifikuar efikasitetin e tij kundrejt modelit tradicional.Udhëzimi “Për përcaktimin e metodologjisë së përgatitjes së studimit të plotë të fizibilitetit dhe studimit të thjeshtuar të fizibilitetit”, përcakton se analizës së fizibilitetit do t’i nënshtrohen çdo projekt investimesh në vlerë të lartë.Por për projektet me PPP kërkohet se duhet të kalojnë në analiza të detajuara të “Vlerës për paranë” dhe “Analizës sasiore të vlerës së parasë”, duke ndërthurur një krahasim mes kostove dhe përfitimeve të modelit PPP dhe atij tradicional të zbatimit...