Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë të vitit është shitur për rreth 42% më shtrenjtë se një vit më parë sipas Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë. Për ekspertët e tregut ky trend ka ndjekur ecurinë e 2024, por krahasuar me vite më parë ritmi i rritjes së çmimeve është ngadalësuar. Një ndikim të rëndësishëm në rritjen e çmimeve e jep kryeqyteti, në të cilin pronat u rritën me rreth 32%. Çka do të thotë se nëse një pronë 1 vit më parë shitej 100 mijë euro tashmë vlera e saj është rreth 32 mijë euro më shumë. Në këtë valë të rritjes së çmimeve kanë vijuar dhe pronat përgjatë bregdetit....