Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka, anëtare e Këshillit bashkiak të Tiranës, emërohet zv.Ministre e Brendshme. Kjo është një lëvizje surprizë që vjen nga kabineti i ri qeveritar ‘Rama 4’. Aktualisht, Caka ka qenë anëtare e Këshillit Kashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje. Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.