Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Pas Armando Brojës, edhe trajneri i Trabzonsporit i del në mbrojtje Ernest Muçit: është talent, por duhet të jetë i lumtur
Dy yjet e Shqipërisë, Armando Broja dhe Ernest Muçi ndodhen në një moment të vështirë të karrierës së tyre. Të dy këta lojtarë kanë humbur besimin në vete dhe nuk ndihen aspak mirë psikologjikisht në fushën e blertë. Nëse Armando Broja mund të justifikohet disi me dëmtimet e shpeshta, Ernest Muçi e ka pasur rrugën më të qetë. Trajneri i Burnley i ka dalë në mbështetje Brojës duke i kërkuar tifozëve që të kenë pak durim pasi sipas tij, sulmuesi do të rikthehet në një super formë, por kërkon më shumë minuta në këmbë. Në po të njëjtin stil ishte edhe trajneri i Trabzonspor, Fatih Tekke, për Ernest Mucin. Ky i fundit po luan në pozicionin e tij të preferuar si 10 te Trabzonspori, por...