Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Akuzohen se kanë mashtruar klientët, duke i marrë rreth 17 mijë €, arrestohet administratori i një agjencie turistike
Pronari i një agjencie turistike në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për mashtrim. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ardi Gjuzi akuzohet se ka mashtruar disa klientë duke i marrë rreth 17 mijë euro, ndërsa është proceduar e shoqja. NJOFTIMI I POLICISEFinalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”. Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin...