Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditi me grushta dhe dorezë metalike të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Sarandë
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga blutë Sarandës pasi ka goditur me grushta dhe dorezë metalike një 23-vjeçar. Sipas njoftimit të bluve ngjarja ka ndodhur para dy ditësh (23 shtator) në fshatin Metoq. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 23.09.2025, në fshatin Metoq, Sarandë, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe dorezë metalike shtetasin Sh. M., 23 vjeç, banues në fshatin Metoq”, njoftoi sot policia. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.