Ishte duke kaluar te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier

Ishte duke kaluar te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit. Një 60-vjeçar është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vizat e bardha. I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit, teksa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ky është një rast i përsëritur i përplasjeve të këmbësorëve nga automjetet në vijat e bardha, ku disa prej rasteve kanë qenë me pasoja fatale për jetën.