Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave. Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00. Vendimi erdhi dy ditë pasi Këshilli Bashkiak miratoi propozimin për shkarkimin e Veliajt me argumentin se nuk është paraqitur prej tre muajsh në detyrë. Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej arrestimit më 10 shkurt. Pritet të shihet lëvizja e kryeministrit nëse do ta dërgojë menjëherë vakancën në bashkinë e Tiranës për në presidencë, ku Bajram Begaj do të duhet që të shprehet brenda 48 orëve me një dekret për datën e zgjedhjeve. Apo kryeministri do të presë afatin 15 ditor, kohë deri kur Veliaj ka të drejtën të ankimojë këtë...