Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani rigjen Leaon para Napolit. Stërvitje me ekipin, por do ta fillojë nga…
25 Shtator 2025 13:54 Alfred Lleshi Milani i Allegrit, pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe suksesit në Kupën e Italisë pa pësuar gol, përgatitet për sprovën e parë të madhe të sezonit. Në “San Siro”, për javën e pestë të Serie A, vjen Napoli, kampion në fuqi dhe kryesues i renditjes. Lajmi më i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i Rafael Leaos, i cili ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushave 4 javët e para. Portugezi është stërvitur me grupin dhe do të jetë më në fund në dispozicion. Siç kishte paralajmëruar edhe Landucci pas fitores 3-0 ndaj Lecce në Kupë, Leao nuk do ta nisë titullar. Ai do të ulet në stol, gati për të hyrë në lojë në pjesën e...