Peleshi takon ambasadorin britanik: Kuvendi, partner kyç në forcimin e demokracisë dhe reformave

Peleshi takon ambasadorin britanik: Kuvendi, partner kyç në forcimin e demokracisë dhe reformave

Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z.Nicholas Abbott. Biseda u fokusua në partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe rolin udhëheqës të Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik. Kryeparlamentari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Shqipërisë në fushën e zhvillimit, konsolidimit institucional dhe qeverisjes llogaridhënëse. Ai nënvizoi se kjo mbështetje është një shtysë e rëndësishme për të forcuar vlerat demokratike dhe për të avancuar reformat që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Të dy palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në fusha me interes të përbashkët dhe të rolit të Kuvendit si institucioni qendror ku marrin formë reformat kyçe për të...