Karburanti dominon tregun e mallrave me akcizë, konsumi shkon në 489 mijë ton

Karburanti dominon tregun e mallrave me akcizë, konsumi shkon në 489 mijë ton

Karburanti është ndër mallrat e akcizës me sasinë më të lartë të importuar dhe konsumuar në vend, kjo nxitur edhe nga turizmi i cili po shtrihet gradualisht përgjatë gjithë vitit, ku nuk ka më interes vetëm për vijën bregdetare por dhe për eksplorimin e zonave urbane,  historike edhe malore, duke sjellë përdorim të shtuar të automjeteve. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në muajin Gusht 2025 janë zhdoganuar dhe kanë shkuar për konsum nga afro 489.8 mijë ton karburant. Krahasuar me janar-gusht 2024,  importet e këtij produkti janë rritur me 49 mijë tonë. Ky është një nivel rekord edhe ndër vite, i ndikuar dhe rënia e çmimit të naftës në treg. Aktualisht një litër naftë shitet mesatarisht 175 lekë për litër, çka...