Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Rama po pengon Veliajn të shkojë në Gjykatë’, Berisha zbulon prapaskenat: Shkelmim i kushtetutës
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot nga selia blu se Erion Veliajn nuk po e lejojnë të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Sipas tij, Rama po bën çdo gjë që Veliaj të mos dalë nga burgu. Berisha shton se kryeministri që orkestroi gjithë procesin e shkarkimit të kryebashkiakut, tani bën si hipokrit, duke thënë se thjesht “noterizova”. Kurse këshilltarët socialistët në bashki që votuan pro shkarkimit i quan më keq se skllevërit.Sali Berisha: Veliajt po i kërkojnë të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese që të mos dalë nga burgu. Ky është misioni i Gjushit që është një urith. Cili është varianti? Varianti është anti kushtetues. Nuk e shkarkova unë, noterizova thotë. Kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Është fuqi e ekzekutivit. Si hipokrit, mos përdor epitete...