Kampion edhe jashtë fushe… Gjesti i madh i Yamal, menjëherë pasi humbi “Topin e Artë”

Kampion edhe jashtë fushe… Gjesti i madh i Yamal, menjëherë pasi humbi “Topin e Artë”

Lamine Yamal, i dyti pas Ousmane Dembélé në “Topin e Artë” 2025, fitues për të dytin vit radhazi i trofeut “Kopa”, surprizoi delegacionin e Barcelonës në gala-në e Parisit. Megjithëse i zhgënjyer personalisht, 18-vjeçari tregoi modesti dhe shpirt lideri, duke menduar për urinë e shokëve të skuadrës. “Lamine ishte shumë i lumtur, bëri shaka pas gala-së. Na solli hamburgera në mesnatë, sepse nuk kishim ngrënë gjë dhe ishim shumë të uritur. Hamburgerët e tij ishin shumë të shijshëm”, – rrëfeu presidenti Joan Laporta. Delegacioni nuk kishte prekur pothuajse fare ushqim nga mbërritja në Paris, për shkak të angazhimeve dhe ceremonisë në “Théâtre du Châtelet”. Yamal dhe Pau Cubarsí bindën shoferin të ndalonte për të blerë hamburgera për të gjithë. Edhe pas zhgënjimit, Yamal tregoi qartë...