Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zanetti lartëson Mourinho: Me atë fluturonim, ishte krejt ndryshe nga trajnerët e tjerë
25 Shtator 2025 13:10 Alfred Lleshi Edhe pas disa viteve nga 22 maji 2010 dhe fotos ikonike të Zanettit me Champions-in në duar, ish-kapiteni nuk e ka humbur respektin për trajnerin e tij. Argjentinasi kujton fillimet me Mourinho: “E kuptova menjëherë që ishte ndryshe nga të tjerët”. Ai tregon momentin e parë: “Pasi përfundoi sezoni e dinim që trajneri do të ndryshohej. Mora avionin për në Romë, sapo zbarkova më ra telefoni. Ishte thirrje nga një numër portugez. E hapa dhe kuptova se ishte Mourinho. Më tha se sapo kishte nënshkruar me Interin, do të ishte trajneri i ri dhe unë kapiteni i skuadrës. Pastaj më kërkoi falje për italishten e tij jo shumë të rrjedhshme, edhe pse në fakt ishte e përkryer”. Zanetti lavdëron...