Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf, Veliaj, Molla dhe Qato…
Po mbahet seanca për dosjen “5D”, ku mes dëshmitarëve është edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e Këlliçit, ku ka bërë me dije se i qëndron dëshmisë së dhënë më parë në Prokurorinë e Posaçme. “Gjithë informacionin e kam marrë shkurt-mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj. 25 mln dollar është përllogaritja që kemi bërë që është fituar nga 5D”, ka deklaruar ai. Ndërkohë i pyetur nga avokatit të Mariglen Qatos, Ardian Leka, Këlliçi ka treguar mënyrën se si ka rënë në kontakt me të dhënat mbi të cilin u bë denoncimi. “Ka ardhur një zarf dorazi, është protokolli, s’merrem unë drejtohuni Partisë Demokratike. Kam arritur përmes faqes...