Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Moggi për “Calciopoli”: S’kam vrarë askënd. Kam paguar, po paguaj ende… Carraro favorizonte Milanin
25 Shtator 2025 11:27 Alfred Lleshi Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, i përjashtuar përjetë nga futbolli prej skandalit “Calciopoli”, ka dhënë versionin e tij për Gazzetta dello Sport: “Kam paguar, po paguaj ende, por nuk kam vrarë askënd dhe njerëzit e dinë”. Moggi shpjegon gjithashtu deklaratat e Franco Carraro: “Ai thotë se gjithçka lindi nga një gabim i tij politik. Lexova se më 2004 donte të zëvendësonte dy dezinjatorët Bergamo dhe Pairetto me Pierluigi Collina. Ata e mësuan dhe erdhën të kërkojnë mbështetjen time. Një shpifje e vërtetë”. Ai sqaron situatën e vitit 2004, gjatë garës për titull: “Ne dhe Milan ishim në luftë për titull, Carraro kërkonte të favorizonte kuqezinjtë, te të cilët dikur ishte president. ‘Të lutem, thuaji që të mos ndihmojnë Juventusin…’,...