Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Special One” bëhet “shqiponjë”, trajneri i Benfica përjetësohet me më këtë mural artistik
25 Shtator 2025 11:36 Alfred Lleshi João Cavalheiro, artisti i njohur si “Styler”, ka realizuar një murale në nder të José Mourinho. Në të, trajneri paraqitet me shqiponjën e Benfica, simbol i klubit portugez. Në murale, fytyra e Mourinho është në plan të parë, pranë shqiponjës, ndërsa pas tyre duket “Stadio da Luz”, stadiumi i klubit. Për ta kompletuar veprën artistike është shtuar edhe një riprodhim i autografit të “Special One”. Kjo nuk është hera e parë që Mourinho nderohet me kësi arti. Me mbërritjen në Romë, ai u riprodhua nga artisti Harry Greb duke drejtuar një Vespa në zonën e Testaccio. Për José, ky është rikthim në pankinën e Benfica, pas një periudhe të shkurtër aty prej 9 ndeshjesh, në vitin 2000. Në dy ndeshjet...