Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt
Pas përfundimit të intervistimit dhe pikëzimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të 6 kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata e Lartë do të zhvillojë një mbledhje më 30 shtator për përzgjedhjen e kandidatit, i cili do të zëvendësojë Holta Zaçajn. “Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë. Më herët KED publikoi renditjen e kandidatëve në garë për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, ku tre emrat me pikët më të larta janë kandidati Asim Vokshi me 89.5 pikë, ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, me 89.3 pikë dhe ish-komisioneri Florian Ballhysa me 77.83 pikë. Në...