Becker: Fitorja e Wimbledon në moshën 17-vjeçare më shkatërroi jetën dhe karrierën

Becker: Fitorja e Wimbledon në moshën 17-vjeçare më shkatërroi jetën dhe karrierën

Ish-tenisti gjerman Boris Becker, në një intervistë për BBC Sport, ka folur për karrierën dhe jetën e tij. Fituesi i 6 grand slam në karrierë (2 Australian Open, 3 Wimbledon dhe 1 US Open) theksoi se i vjen keq që fitoi Wimbledonin në moshën 17 vjeç, për shkak të presionit nën të cilin ishte. Becker ishte vetëm 17 vjeç, shtatë muajsh dhe 15 ditësh kur mundi Kevin Curren në finalen e fushës me bar të vitit 1985, duke u bërë lojtari më i ri që fitoi titullin e meshkujve në Wimbledon. “Kjo ishte një recetë për katastrofë“, tha Becker. Suksesi i Becker shpesh u eklipsua nga një jetë personale e trazuar dhe vështirësi të përsëritura financiare. Në vitin 2023, ai u lirua nga burgu i...