Minatori humbi jetën dje në Bulqizë, arrestohen 2 punonjës të stafit teknik, e pëson edhe drejtuesi

Minatori humbi jetën dje në Bulqizë, arrestohen 2 punonjës të stafit teknik, e pëson edhe drejtuesi

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen tragjike të ndodhur dje, ku një minator humbi jetën në një subjektin minerar. Policia bën me dije se dy persona janë punonjës të stafit teknik ndërkohë hetimet kanë nisur për drejtuesin teknik të subjektit. Njoftimi: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, në subjektin minerar ku humbi jetën dje shtetasi K. D., arrestohen 2 punonjës të stafit teknik dhe procedohet penalisht, në gjendje të lirë, drejtuesi teknik i subjektit. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe përgjegjësisë në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në zonën D, Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi K. D., 38...