Kampioni i botës: Nëse makina e vitit 2026 s’do të jetë kompetitive, largohem përgjithnjë nga F1

Kampioni i botës: Nëse makina e vitit 2026 s’do të jetë kompetitive, largohem përgjithnjë nga F1

Në moshën 44 vjeç, ai ende dëshiron të dalë në pistë, të garojë dhe t’i tregojë botës talentin e tij. Fernando Alonso është veterani tipik i Formula 1 dhe është ende në kërkim të emocioneve, 19 vjet pas titullit të tij të dytë dhe, deri më tani, të fundit botëror dhe më shumë se 12 vjet pas fitores së tij të fundit në F1. Megjithatë, dalja në pension po afron për luanin e vjetër dhe gjithçka sillet rreth një date vendimtare: viti 2026. E gjithë pjesa e fundit e karrierës së Alonsos është formësuar nga ky horizont, ai i revolucionit rregullator të shumëpritur që do të rishikojë aerodinamikën dhe motorët e makinave të Formula 1. Alonso ka vendosur t’i besojë Aston Martin, projektit të Laërence...