Broja nuk bind para duelit me Serbinë, Uzuni e Daku mund t’i marrin vendin

Broja nuk bind para duelit me Serbinë, Uzuni e Daku mund t’i marrin vendin

Adriatik BALLA Armando Broja po kalon momente jo të mira te skuadra e tij e re, Bërnli. Ishte një kalim sensacional në merkato, pasi ai lëvizi nga Çelsi drejt një tjetër klubi në Premier League, por mungesa e golave po i jep sulmuesit një pamje jo të mirë për karrierën dhe objektivat sezonalë. Një sulmuesi i duhen golat, por ata i mungojnë Brojës. Pa gola kritikat në shtyp dhe nga tifozët vijnë e shtohen e bëhen më tej të padurueshme. Kështu, pavarësisht se luajti si titullar në Kupën e Ligës ndaj Kardif, Armando Broja nuk ia doli të bindë trajnerin Skot Parker. Bërnli u mund 2-1 dhe u eliminua nga turneu, ndonëse përballë kishte një skuadër të kategorisë së tretë. Në pjesën e parë ekipi...