Roli ikonik! Al Pacino zbulon pse fillimisht e refuzoi rolin kryesor në ‘Dog Day Afternoon’

Roli ikonik! Al Pacino zbulon pse fillimisht e refuzoi rolin kryesor në ‘Dog Day Afternoon’

Roli kryesor në filmin “Dog Day Afternoon” të Sidney Lumet ishte një nga më ikonikët në karrierën e gjatë të Al Pacino -s. Por aktori fitues i çmimit Oscar zbuloi se fillimisht e kishte refuzuar. Në filmin e vitit 1975, Pacino luan rolin e Sonny Warczyk, një të riu i cili, së bashku me Sal (John Cazale), përpiqen të grabisin një bankë në Bruklin për të siguruar para për operacionin e ndryshimit të seksit të partneres së tij transgjinore. Përpjekja shpejt shndërrohet në një situatë pengjesh. Martin Bregman, i cili ishte menaxheri dhe producenti i Pacinos i filmit “Serpico” (1973) – një film që i siguroi Pacinos një nominim për çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë – i ishte afruar atij në lidhje me...