Statistikat e Dinamos/ Nisje që nuk ndryshon, “deja vu” nga sezoni i fundit

Statistikat e Dinamos/ Nisje që nuk ndryshon, “deja vu” nga sezoni i fundit

Dinamo nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe në kampin blu, ndoshta askush nuk e kishte menduar një fillim të tillë. Megjithatë, nëse kthehemi pak në kohë, diçka e tillë nuk e ka penguar “nëndetësen” që të jetë pretendente për titullin kampion pasi një nisje të tillë, e ka bërë edhe sezonin e fundit, aty ku Dinamo u eliminua nga Vllaznia në “Final 4”. Sezonin e fundit, blutë kishin vetëm 4 pikë pas 4 javëve të para, duke bërë një nisje të sezonit jo në mënyrën më të mirë, e madje diçka e tillë çoi edhe në ndryshimin e trajnerit. Ilir Daja u rikthye te Dinamo duke zënë vendin e Dritan Mehmetit dhe erdhi pikërisht në javën e katërt, duke debutuar ndaj...