Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Julian Alvarez JASHTËTOKËSOR! Shijoni tri golat e tij, i fundit dhe vendimtar thjesht SPEKTAKOLAR (VIDEO)
24 Shtator 2025 23:47 Telesport Sërish ai, Julian Alvarez, njeriu gol, merimanga e Atletico Madrid, “Spiderman”, i cili shpëton një skuadër që po vuan jashtë mase këtë fillim sezoni dhe që pavarësisht merkatos 200 mln euro, po udhëhiqet vetëm nga një njeri: argjentinasi i blerë te Manchester City për gati 100 mln euro. Alvarez, që me Simeonen ska pasur raport të mirë kohët e fundit dhe ka shprehur disa herë pakënaqësitë në stol, sonte bëri heroin me hat-trick, duke shmangur turpin e radhës ndaj Rayo Vallecanos në “Ëanda Metropolitano”, ndeshja ku Alvarez kishte shënuar golin e parë por miqtë, falë edhe një eurogoli, do të përmbysnin 1-2 deri kur Alvarez vendosi të vishte mantelin e heroit dhe me dy gola do të kthente avantazhin final....