Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Hoxha “ndizet” para ndeshjes me Serbinë, jep asist kundër Fenerbahçes në Europa League
Arbër Hoxha po gëzon një formë mjaft pozitive te Dinamoja e Zagrebit. Lojtari shqiptar është ndezur përpara sfidës me Serbinë. Pas golit të shënuar kundër Hajdukut të Splitit pak ditë më parë, mbrëmjen e sotme ka dhënë asist ndaj Fenerbahçes. Hoxha e nisi ndeshjen si titullar dhe arriti të ishte protagonist. Anësori i majtë i sulmit dha pasimin e fundit për golin e shënuar nga Beljo në minutën e 50. Ky gol i dërgoi shifrat në 2-1 në favor të Dinamos së Zagrebit. Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Ligës vazhdon ende të luhet në kryeqytetin kroat./Sport Ekspres/