Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zgjerohet zona pedonale në Gjirokastër, pistonat në kalldrëm për të penguar parkimin e makinave ngjallin debat
Një stuhi reagimesh e komentesh të ndryshme kanë vërshuar në rrjetet sociale teksa pranë Këshilli të Qarkut Gjirokastër në rrugën me kalldrëm po vendosen disa bllokuese prej guri, në mënyrë që automjetet të mos parkohen aty pranë. Zona pritet të shndërrohet ne pedonale pas një projekti të financuar nga Banka Botërore e të zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Qytetarët në rrjet kundërshtojnë hedhjen e betonit për fiksimin e bllokuesve, por edhe faktin që këto bllokues nuk janë prej hekuri. Investimi vjen pas një studimi në kuadër të këtij projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për mobilitetin e njerëzve dhe automjeteve drejt qendrës historike. Pistonat janë vendosur në zonat ku nuk është e mundur të krijohen trotuare teksa rruga do të bëhet vetëm me një...