“Votat pro për interesa të ndryshme”, Gjokutaj për shkarkimin e Veliajt: Luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm shtruar

“Votat pro për interesa të ndryshme”, Gjokutaj për shkarkimin e Veliajt: Luftuam shumë për këtë dasmë dhe një ditë e gjetëm shtruar

Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga çështjet më të ndërlikuara të qeverisjes vendore të viteve të fundit. Vetë Kryeministri Rama bëri të ditur nisjen e punës për zgjedhjet e reja.  Avokati Genc Gjokutaj, i cili ishte dhe pjesë e Këshillit Bashiak, foli në Top Story sa i përket vendimit për të shkarkuar Veliajn, duke u thënë se bashkimi i votave me PS-në nuk ishte për interesa të njëjtë.  “Dita e funeralit politik të Erion Veliajt normalisht që do kishte këtë prezencë. Shumë ishin të dëshiruar dhe prisnin që të vinte Erion Veliaj, mirëpo ai nuk erdhi. Unë mendoj që dhe mënyra e kërkimit dhe investimit të tij për t’u paraqitur seriozisht nuk ishte në nivelin e duhur. Unë personalisht, isha në orën 10:00 në...