Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pse duhet t’i hani mollët jeshile, përfitimet direkte për shëndetin
Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik.” Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha,fibër. Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin. Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme. Antioksidantët Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat. Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin...