Seferi i dërgon mesazh Silvinjos, tund dy herë rrjetën në Turqi

Seferi i dërgon mesazh Silvinjos, tund dy herë rrjetën në Turqi

Taulant Seferi po përjeton një formë mjaft të mirë në Turqi. Mungesa e ftesës së Silvinjos duket se e ka motivuar për t’i treguar trajnerit se e meriton të jetë pjesë e kuqezinjve. Lojtari nga Kumanova i ka dhënë 3 pikët Bodrumit mbrëmjen e sotme. Bodrumi ka mposhtur Vansporin me rezultatin 2-0, ku të dy golat mbajnë autorësinë e Seferit. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 21-të dhe të 60. Seferi numëron gjithsej 5 gola të shënuar në 7 ndeshje të zhvilluara deri më tani në ligën e dytë të futbollit turk./Sport Ekspres/