Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dimarco-n e duan në Premier League, Inter nuk do i thoshte “jo” një ofertë të mirë ekonomike
24 Shtator 2025 20:16 Telesport Federico Dimarco mund të largohet nga Inter gjatë merkatos së janarit, pasi mbrojtësin e krahut e duan në Premier League. Me 19 gola dhe 35 asiste në 195 ndeshje për zikaltrit, Federico Dimarco ka fituar një vend midis mbrojtësve më të mirë të krahut në futbollin evropian dhe ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura, mes tyre të Man. United. Ruben Amorim e sheh italianin si lojtarin ideal për sistemin e tij 3-4-1-2, i njëjti modul i përdorur nga Inter në kohën kur drejtohej nga Simone Inzaghi. Dimarco shihet si lojtari ideal në vendin e Luke Shaw, anglezi ka rënë shumë nga forma e dikurshme dhe largimi i tij nga “Djajtë” duket i pashmangshëm. Inter e vlerëson shumë lojtarin,...