“Opozita do të ketë strategji në parlament”/ Reagon deputeti: Këto dy komisione do zbardhin skandalet e qeverisë

“Opozita do të ketë strategji në parlament”/ Reagon deputeti: Këto dy komisione do zbardhin skandalet e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka zbuluar strategjinë e parë të opozitës në parlament, duke paralajmëruar ngritjen e dy komisioneve Ad-Hoc që do të hetojnë skandalet më të mëdha të qeverisë. I ftuar në një studio televizive, Himçi tha se hapi i parë do të jetë ngritja e komisionit për ‘masakrën zgjedhore’ të 11 majit. Gjatë bisedës Himçi tha se, komisioni i dytë do të jetë ai ‘McGonigal’. ‘Dy momentet e para të strategjisë së opozitës në parlament, janë dy komisionet AdHoc që do të ngrihen. Komisioni i parë është për masakrën zgjedhore që ndodhi në 11 maj, për të cilën ne patëm pritshmëri nga SPAK për ta konstatuar këtë dhe shpreh me keqardhjen më të madhe, moslëvizjen fare të SPAK. Gjithë shqiptarët besuan...