Vështirësitë e fillimit te Partizani, 8 futbollistë akoma pa minuta me Milinkoviç

Vështirësitë e fillimit te Partizani, 8 futbollistë akoma pa minuta me Milinkoviç

Partizani akoma nuk e ka shfrytëzuar të gjithë potencialin që ka në skuadër. Kjo edhe për shkak të dëmtimeve të ndryshme, që i kanë ndjekur çdo javë të kuqtë. Kështu disa futbollistë akoma nuk kanë provuar shijen e minutave të para në kampionat. Milinkoviç e ka cekur po ashtu faktin, që potenciali i plotë i të kuqve akoma nuk është shfaqur. Në anën tjetër, koha nuk premton më asgjë. Janë disa futbollistë të cilët presin minutat e para. NË STOL- Kote, Çipi, Sulo dhe Rifa akoma nuk kanë fituar minutat e para dhe pse kanë qenë të gatshëm në stol. Sulo është si element që llogaritet për Partizanin B. Bashkë me Koten dhe Rifën kanë dhënë kontributin e tyre tek akademia dhe e njohin mjaft mirë...