Rama thumbon opozitën: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve tuaja

Rama thumbon opozitën: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve tuaja

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pasditen e kësaj të mërkure në mbledhje me ministrat dhe deputetët e Tiranës, se patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të opozitës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë.  Kreu i qeverisë, zhvilloi këtë mbledhje një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra. Kreu i qeverisë theksoi se qytetarët e Tiranës s’mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur.  “Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, po flas për Tiranën.”-tha Edi Rama.  Edi Rama theksoi se gjyqi ndaj Erion Veliajt nuk dihet sa zgjat ndërsa shtoi se opozita e ka humbjen në xhep përballë Ogerta Manastirliut.