Drejtoresha e RTSH-së takim me Dukën, rritja e standarteve të transmetimit në fokus

Drejtoresha e RTSH-së takim me Dukën, rritja e standarteve të transmetimit në fokus

Drejtoresha e Përgjithëshme e RTSH-së Eni Vasili dhe Kryetari i Këshillit të RTSH-së Fatjon Hoxhalli u takuan sot me presidentin e FSHF-së Armand Duka. Në takim është folur mes të tjerave dhe për rritjen e cilësisë së standarteve të transmetimit nga rrjeti i RTSH-së i cili ka të drejtën e emetimit të futbollit shqiptar për tre vite. Kreu i FSHF-së ka shkruar në Facebook: Duka: “Sot mirëprita në një takim Kryetarin e Këshillit të RTSH, z.Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoreshën e RTSH, znj. Eni Vasili. Fokusi i diskutimit ishte rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit, në mënyrë që emocionet e futbollit shqiptar të shijohen me cilësinë më të lartë në çdo shtëpi.”/Sportiim.al/ Vazhdo leximin