Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të gjithë të marrin përsipër përgjegjësitë”/ Rama mobilizon strukturat për zgjedhje në Tiranë: Patronazhistët gati…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mobilizuar socialistët në Tiranë duke u kërkuar të jenë gati për zgjedhjet, që pritet të mbahen së shpejti. Ai theksoi se patronazhistët janë gati të “hakmerren” për të gjithë përqeshjet e fundi që ka iniciuar opozita. “Dua të besoj se të gjithë deputetët, ata që janë aktualë, ata që ishin dhe për mua mbeten pjesë e skuadrës së 11 majit, por dhe të gjithë të tjetër që jetojnë në Bashkinë Tiranës do të mobilizohen dhe të përfshihen drejtpërdrejte duke marrë pjesën e përgjegjësive në shpatulla, sipas territoreve, zonave, dhe njohjeve që kanë. Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjes së radhës”, tha Rama.