Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Konfirmohet lajmi më i keq i mundshëm për Giovanni Leoni, italiani do të mungojë për shumë gjatë
24 Shtator 2025 18:01 Telesport Debutim i hidhur për Giovanni Leoni te Liverpool. Italiani i transferuar në fund të merkatos nga Parma për 35 milionë euro, debutoi mbrëmë për të kuqtë në ndeshjen ndaj Southampton, e vlefshme për EFL Cup. Italiani luajti për 80 minuta, para se të pësonte një dëmtim të rëndë, duke u larguar me barrelë në fushë dhe duke marrë oksigjen. “Corriere dello Sport” raporton se sot është konfirmuar lajmi më i keq i mundshëm për mbrojtësin e ri 18-vjeçar, i cili ka këputur ligamentin e kryqëzuar (ACL) dhe do të mungojë për 9 muaj. Fabrizio Romano po ashtu konfirmon dëmtimin e rëndë të mbrojtësit italian, që pritet të rikthehet në fushë në fillim të sezonit të ri.