Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter gjen zëvendësuesin e Yann Sommer, kushton vetëm 20 milionë euro
24 Shtator 2025 18:14 Telesport Rrugëtimit të Yann Sommer tek Inter duket se po i vjen fundi. Portieri zviceran, tashmë 36 vjeç, nuk ofron më sigurinë e dikurshme dhe palët mund të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Kontrata e Sommer skadon në qershor të këtij viti, ndaj ai do të largohet si lojtar i lirë nga zikaltrit. Në anën tjetër, drejtuesit e Interit po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë të Sommer për portën. “Sport Mediaset” raporton se objektivi kryesor i Interit është portieri i Cagliari-t, Elia Caprile. 24-vjeçari që ka luajtur deri tani 49 ndeshje në Serie A, duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Cagliari e vlerëson rreth 20 milionë euro, shifër mëse e pranueshme...