BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42% në gjysmën e parë të vitit

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se çmimet e pronave po vazhdojnë të rriten me ritme të larta.Sipas indeksit Fischer, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti çmimi i banesave në rang vendi shënoi rritje me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe me 41.7% ndaj së njëjtës periudhë të një viti më parë.Rritja ishte disi më e ulët për Tiranën. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 5.1% ndaj periudhës paraardhëse dhe 32.6% ndaj nivelit të një viti më parë.Kjo tregon se efektin kryesor në rritjen e çmimeve duken ta kenë dhënë zonat bregdetare të vendit.Edhe çmimet e qirasë, sipas agjentëve, kanë shënuar rritje gjatë periudhës, megjithëse Banka e Shqipërisë nuk ofron matje konkrete në shifra. Informacioni mbi kërkesën...