Një tjetër sponsor për Kombëtaren, FSHF firmos me kompaninë italiane

Një tjetër sponsor për Kombëtaren, FSHF firmos me kompaninë italiane

24 Shtator 2025 16:12 Telesport Federata Shqiptare e Futbollit ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me “Sixtus Italia”, që do të jetë sponsor zyrtar i FSHF-së. Kompania italiane është e njohur për produktet e saj të specializuara në mjekësinë sportive dhe rikuperimin e sportistëve. Përmes këtij partneriteti, ekipet Kombëtare do të furnizohen me produkte për trajtim, fizioterapi dhe mirëqenie fizike. Bashkëpunimi synon të përmirësojë kushtet e rikuperimit të lojtarëve dhe të mbështesë performancën e tyre në fushë. Gjithashtu, partneriteti forcon imazhin e FSHF-së dhe hap mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës mjekësore sportive në vend. “Sixtus Italia” vjen si një mbështetje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe futbollistët kuqezi.