Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dy vjet nga sulmi i Banjskës, Kurti: Serbia të dorëzojë Radoiçiçin, ndërkombëtarët të bëjnë presion
Në dy vjetorin e sulmit terrorist të Banjskës, udhëheqësit e Kosovës i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare ti bëjë presion Serbisë për të dorëzuar të dyshuarin kryesor Millan Radoiçiç dhe të akuzuarit e tjerë. Teksa bëri homazhe në varrin e oficerit Afrim Bunjaku që u vra në sulmin e 24 shtatorit, kryeministri në detyrë Kurti i kërkoi ndërkombëtarëve të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal. “I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radoiçiç dhe të financuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, aktakuza përfshinë 45 persona këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, tha Kurti. Lidhur me sulmin e Banjskës, shteti i Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër...